PTHP-Shkup: Do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar për Grubin dhe Bajramin

PTHP-Shkup: Do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar për Grubin dhe Bajramin

Pas vendimeve të Gjykatës Themelore Penale Shkup, me të cilat u caktua masa e paraburgimit për dy të dyshuarit në hetimin për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, të cilët nuk janë të kapshëm për organet e rendit, Prokuroria Themelore Publike Shkup sonte Ministrisë së Punëve të Brendshme do t’i lëshojë urdhër për shpalljen e fletarrestit kombëtar dhe deklaratë për shpalljen e fletarrestit ndërkombëtar, njoftoi PPRMV.

Kujtojmë që më herët gjykata penale parë i caktoi paraburgim 30-ditësh ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi dhe ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët janë të pakapshëm për organet e rendit lidhur me hetimin për Lotarinë Shtetërore.

MARKETING