PTHP kërkon masa kujdesi për të dyshuarin e fundit të 19-të ndaj të cilit u zgjerua hetimi për zjarrin në Koçan

Prokuroria Themelore Publike në Koçan sot ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan propozim për caktimin e masës së kujdesit për të dyshuarin e fundit të 19-të, të cilit i është vazhduar hetimi për zjarrin në diskotekën e Koçanit “Puls”, njoftoi Prokuroria.
Numri i të dyshuarve për zjarrin në klubin “Puls” në Koçan ka arritur në 52 persona fizikë dhe tre persona juridikë, pasi Prokuroria gjatë fundjavës i ka zgjeruar hetimet për të përfshirë edhe 19 persona të tjerë.
Nga të dyshuarit e rinj, tre ishin ministra të ekonomisë, tre inspektorë të autorizuar ndërtimor në Komunën e Koçanit, tre drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), një inspektor i përgjithshëm në DMSH, tre zyrtarë në Ministrinë e Ekonomisë, dy sekretarë shtetërorë në Ministrinë e Ekonomisë dhe katër inspektorë tregu në Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT). Ministri aktual i Ekonomisë nuk është përfshirë në hetim, pasi sipas Prokurorisë, deri më tani nuk ka prova se i është kërkuar vazhdimi i licencës së objektit të klubit “Puls” në Koçan.
Pas aksionit të pardjeshëm për ndalimin e të dyshuarve të rinj dhe zgjerimin e hetimeve, Gjykata Themelore në Koçan dje ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për katër persona, arrest shtëpiak për gjashtë persona, sipas nenit 163 dhe masën e kujdesit në përputhje me nenin 146 të Kodit Penal, ndërsa për tetë perona masën e kujdesit sipas nenit 146. Ata kanë të drejtë ankimimi brenda afatit ligjor, në varësi të masës së caktuar ndaj tyre, nga 24 orë deri në 72 orë. Njëri nga të dyshuarit ndodhet jashtë vendit dhe MPB pret që së shpejti të jetë në i arritshëm. Të gjithë, ashtu si të mëparshmit për të cilët është nisur hetimi, dyshohen për “Krime të rënda kundër sigurisë publike” nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal, por nuk përjashtohet që të ketë edhe akuza për krime të tjera nëse këtë e vlerëson grupi i prokurorëve publikë që drejton hetimin.
Siç njoftoi prokurori shtetëror Ljupço Kocevski dje në konferencën për media, deri më tani është nisur hetim ndaj 45 personave fizikë dhe tre juridikë. Një nga personat fizik ndërkohë ndërroi jetë dhe hetimi ndaj tij do të ndërpritet. Përveç kësaj, siç tha ai, po zhvillohet hetim edhe ndaj shtatë nëpunësve policorë.
Sa i përket përgjegjësisë së autoriteteve lokale, në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, përveç tre kryetarëve të komunave të Koçanit të cilët tashmë janë të dyshuar, Prokuroria ka ardhur në një dyshim të arsyeshëm për përgjegjësinë e mundshme të tre inspektorëve të autorizuar ndërtimorë komunalë, të cilët kanë vepruar në kundërshtim me kompetencat dhe autorizimet e tyre sipas Ligjit për Ndërtim dhe Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese, thekson se ata nuk kanë kryer asnjë kontroll inspektimi të objektit që është shndërruar në mënyrë të paligjshme nga një objekt i industrisë së lehtë në objekt hotelieriek pa asnjë standard sigurie për vite me radhë.
Në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, përveç drejtorit të dyshuar më parë, ka filluar hetimi edhe për tre persona të tjerë në të njëjtin post, duke përfshirë drejtorin aktual, si dhe inspektorit të përgjithshëm në Drejtorinë që ka qenë në atë pozitë gjatë gjithë periudhës së funksionimit të klubit.
Krahas ministrit të Ekonomisë, sekretarit shtetëror dhe edhe tre drejtuesve të tjerë të dyshuar më parë, tani janë të dyshuar edhe tre persona të tjerë të cilët në një periudhë të caktuar nga funksionimi i klubit kanë ushtruar postin ministër i Ekonomisë, dy sekretarë shtetërorë dhe tre nëpunës të tjerë shtetërore në poste udhëheqëse, kompetentë në sektorin e hotelierisë dhe turizmit.
Nga aspekti i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, veprimet hetimore deri në këtë moment, përveç tre të dyshuarve, vuri në dukje ai, çojnë në dyshime të bazuara të edhe katër inspektorëve të tjerë të tregut, të cilët kanë qenë kompetentë për të ushtruar mbikëqyrje inspektuese për zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi.