PSG – Inter, sonte zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve

PSG – Inter, sonte zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve

Sot (e shtunë) është programuar finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, ku Paris Saint-Germain dhe Inter luajnë për t’u bërë mbretër të Evropës.

Paris Saint-Germain dhe Inter do të luajnë mes vete në finalen e Ligës së Kampionëve për edicionin 2024/25.

Kjo finale është paraparë të zhvillohet në stadiumin Allianz Arena të Mynihut me fillim nga ora 21:00.

Interi do të përpiqet të arrijë titullin e katërt të kampionit të Evropës dhe të parin pas 15 vitesh, ndërsa nga ana tjetër klubi parisien ëndërron trofeun e tij të parë të madh evropian.

Në rrugën drejt finales, PSG mposhti tri skuadra angleze: Liverpooli (1-1, 4-1 në penallti) ne fazën e 1/8-tës, Aston Villa (5-4) në çerekfinale dhe Arsenali (3-1) në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, Interi në fazën e eliminimit direkt mposhti Feyenoordin (gjithsej 4-1), Bayern Munichun (4-3) në çerekfinale dhe Barcelonën në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 7-6.

Sezoni deri më tani ka qenë diametralisht i kundërt kur bëhet fjalë për trofe. PSG fitoi plot tre trofe (Ligue 1, Kupën e Francës dhe Superkupën), ndërsa Interi mbeti duarbosh në të gjitha garat që përfunduan këtë sezon, dhe Liga e Kampionëve është shansi i tyre i vetëm për të shpëtuar sezonin.

Gjyqtari kryesor i duelit të sotëm do të jetë rumuni Istvan Kovacs.

MARKETING