PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit.
Ekipi i Luis Enriques shkruan kështu historinë, duke “rrëmbyer” për herë të parë këtë trofe.
Francezët e nisën ndeshjen “zjarr”, duke sulmuar që në fillim. Në minutën e 12-të, Doue shërbeu mjaft mirë për Hakimin, me këtë të fundit që shënoi me lehtësi.
Nuk vonoi shumë edhe goli i dytë, me një të djathtë të bukur të Doue.
Ekipi i Inzaghit shtoi presionin në pjesën e dytë por pa rezultat. Doue, pak më vonë, vendosi ndeshjen në favor të PSG. Nuk mbaroi spektakli me kaq, pasi kishte kohë edhe për Kvaran e Mayulu.
PSG feston kështu me goleadë këtë sukses kaq të rëndësishëm në historinë e klubit.
Zhgënjim total te Interi, në një mbrëmje për t’u harruar. Ekipit italian nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mendojë për sezonin tjetër.