Protestë para Shtëpisë së Bardhë kundër sulmeve izraelite në Rafah

Protestë para Shtëpisë së Bardhë kundër sulmeve izraelite në Rafah

Qindra njerëz u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Rafah dhe kundër administratës amerikane që i ofron mbështetje të pakushtëzuar, transmeton Anadolu.

Arabët amerikanë, muslimanët dhe amerikanët me prejardhje të tjera etnike dhe fetare u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë mbrëmë dhe shprehën reagimet e tyre ndaj Izraelit dhe administratës së Bidenit.

Protestuesit brohoritën parulla kundër Izraelit dhe në favor të Palestinës ndërsa akuzuan Izraelin për “vazhdim të gjenocidit në Gaza”, i cili shkaktoi vdekjen e civilëve në sulmet në kampin tendë në Rafah.

Protestuesit, të cilët akuzuan administratën e Bidenit si “bashkëpunëtor i Izraelit” me pankartat që hapën, theksuan se SHBA-ja nuk duhet të dërgojë më armë në Izrael.

Duke brohoritur parulla të tilla si “Palestina e lirë”, “Stop gjenocidit në Gaza” dhe “Bideni gjenocidal”, protestuesit shprehën reagimin e tyre se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duhet të gjykohet.

Organizatorët thanë se në ditët në vijim do të mbahen protesta më të mëdha kundër Izraelit dhe i bënë thirrje administratës amerikane për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

MARKETING