Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, sot me fillim prej ora 11:00, para Gjykatës Themelore – Shkupi 1, do të protestojnë për arrestimin e Blerim Ramadanit, njoftojnë nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së.
MARKETING
Ish ushtari i UҪK-së, Blerim Ramadani u ndalua në vendkalimin kufitar Jazhincë në RMV me kërkesë politike nga Serbia dhe i njëjti është dërguar edhe në paraburgim ekstradues, 30 ditor.
“Deklarativisht do të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit tonë, Blerim Ramandanit”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.