Propozim-ndryshimet e Ligjit për ndërtim në seancën e Komisionit për çështje evropiane

Propozim-ndryshimet e Ligjit për ndërtim në seancën e Komisionit për çështje evropiane

Komisioni kuvendor për çështje evropiane në seancën e sotme duhet ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar, i cili është pjesë e pesë ligjeve të nevojshme për realizimin e marrëveshjes me “Behtel dhe Enkën” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.

Paraprakisht, Komisioni i shqyrtoi dhe i përcjelli në procedurë të mëtutjeshme kuvendore ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune dhe të Ligjit për planifikim urbanistik.

Në ditët në vijim duhet t’i shqyrtojë edhe propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shpronësim dhe të Ligjit për vërtetimin e interesit publik dhe nominimin e partneritet strategjik për zbatimin ne projektit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, që të dyja me procedurë të shkurtuar.

MARKETING