Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për ilaçet dhe pajisjet mjekësore e kaloi filtrin e komisionit

Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për ilaçet dhe pajisjet mjekësore e kaloi filtrin e komisionit

Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ilaçe dhe pajisje mjekësore sot pasdite ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Komisionit parlamentar për shëndetësi dhe do të përcillet për procedim të mëtutjeshëm në Kuvend.

Për këtë propozim ligj janë paraqitur disa amendamente nga anëtarët e Komisionit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, të cilat janë refuzuar.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Marija Manoleva, theksoi se kjo nismë ka për qëllim të nënvizojë nevojën për të futur mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve të veçanta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe prodhuesve të ilaçeve specifike që janë inovative dhe nuk kanë konkurrencë në treg.

Kryetari i Komisionit, Arben Ziberi, ka ndërprerë seancën dhe anëtarët do të njoftohen më tej për vazhdimin.

MARKETING