Promovohet rruga me emrin “Hoxhë Ataullah Kurtishi” në Komunën e Çairit

Promovohet rruga me emrin “Hoxhë Ataullah Kurtishi” në Komunën e Çairit

Sot në organizim të Komunës së Çairit u promovua rruga me emrin “Hoxhë Ataullah Kurtishi” (në afërsi të Stacionit Policor – Bit Pazar.

“Sot nderuam Hoxhë Ataullah Kurtishin, rrugë me emrin e figurës së madhe fetare e kombëtare shqiptare dhe Akademi për jetën dhe veprën e tij Gjurmët e Hoxhë Ataullah Kurtishit meritojnë të mbesin të pashlyera dhe të trashëguara gjeneratë pas gjenerate. Ngaqë, ky njeri kontribuoi në masë të madhe për gjithsecilin prej nesh, kontribuoi për kauzën tonë kombëtare, duke i penguar shqiptarët e këtyre trojeve të braktisin vatrat e të shkojnë jashtë në periudhën e Mbretërisë Jugosllave, duke shpërndarë dijen e duke shpërndarë fjalën e atdhedashurisë Tani e tutje ata që dikur kalonin nëpër rrugën “Vojdan Çernodrinski” do të kalojnë nëpër rrugën “Hoxhë Ataullah Kurtishi” që gjendet shumë pranë vatrës familjare të dijetarit tonë të nderuar”.

MARKETING