Prokuroria Publike lavdërohet se është ulur numri i qytetarëve që paraqesin ankesa për punën e prokurorisë

Prokuroria Publike lavdërohet se është ulur numri i qytetarëve që paraqesin ankesa për punën e prokurorisë

Prokuroria Publike lavdërohet se është ulur numri i qytetarëve që paraqesin ankesa për punën e prokurorisë. Siç bëjnë me dije në komunikatën dërguar mediave,  raporti i fundit i publikuar i Avokatit të Popullit ka konstatuar se në vitin 2023 janë paraqitur 63 ankesa për prokurorë publik, që është për 38% më pak sesa në vitin 2022, kur numri i tyre ka qenë 87.

Prokuroria Publike

“Numri më i madh i ankesave (51) janë për punën e prokurorive me hierarki më të ulët-prokuroritë Themelore Publike. Për Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pasur 4 ankesa, për Prokurorinë Republikane 3, për prokuroritë e larta 2 dhe një për procedurën para Këshillit të Prokurorëve Publik. Dy ankesa në raport, janë të një pike ‘tjetër’”.

MARKETING