Prokuroria ngre aktakuzë për Lotarinë Shtetërore! Kërkohet për Bajramin dhe vazhdimin e arrestit shtëpiak për Grubin

Prokuroria ngre aktakuzë për Lotarinë Shtetërore! Kërkohet për Bajramin dhe vazhdimin e arrestit shtëpiak për Grubin

Prokuroria Themelore Publike formoi aktakuzë për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, për të cilën akuzohen Përparim Bajrami, Artan Grubi dhe 6 persona të tjerë. Prokuroria kërkon paraburgim për Bajramin dhe vazhdimin e paraburgimit për Grubin. Ata dyshohet ta kenë dëmtuar buxhetin e shtetit 8.25 milion euro. Atyre u rëndon akuza “shpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

MARKETING

Description of image

“I akuzuari i parë, Kryetari i Bordit Drejtues të ‘Lotarisë Shtetëror’, më 09.05.2023, i dorëzoi informacion të akuzuarit të tretë – Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës mbi nevojën për të ndërmarrë aktivitete për organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit. Sekretari i Përgjithshëm e propozoi këtë informacion më 06.06.2023 si shtesë në një pikë në rendin e ditës të një seance qeveritare. I akuzuari i dytë, i cili kishte ndikim real në menaxhimin e SHA ‘Lotarisë Shtetërore’ e kryesoi seancën qeveritare dhe propozoi që pika e ndryshuar e rendit të ditës të miratohej”.

MARKETING