Prokuroria konfirmon aksionin policor në Tetovë, ka edhe të arrestuar
Prokuroria Publike ka konfirmuar se po zhvillohet aksion i madh policor në rajonin e Tetovës. Gjithashtu aksion policor ka edhe në Ohër.
“Nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar aksion i madh policor në rajonin e Tetovës dhe Ohrit. Po kryhen bastisje në disa lokacione, ka edhe persona të ndaluar. Me detaje të aksionit MPB dhe PPKOK do të dalin gjatë ditës”, thonë nga Prokuroria.