Prokuroria kërkon rigjykim dhe dënime më të larta për aksidentin e autobusit në Llaskarcë
Prokurori Publik nga PTHP Shkup parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit në Shkup për aktvendimin në lidhje me aksidentin që ndodhi në Llaskarcë. Prokurori Publik propozon që ta ndryshojë aktvendimin e shkallës së pare ndaj D.B, R.M, I.Gj dhe G.D dhe të shqiptojnë dënime më të larta. Prokurori në arsyetimin e ankesës shprehet se autobusi në vazhdimësi është deklaruar se ka qenë i kontrolluar teknikisht dhe pse nuk është kontrolluar dhe po ashtu ka pasur manipulim e shpejtësinë. “Gjykata në mënyrë jo të drejtë i ka vlerësuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese si dhe përgjegjësinë individuale ndaj të akuzuarve për aksidentin fata ku humbën jetën 16 persona”, thonë nga Prokuroria.