Prokuroria kërkon paraburgim për personin i cili ka sulmuar sekretarin e klubit bullgar

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Ohër, propozim për caktimin e masës së paraburgimit për 24-vjeçarin nga Ohri, i dyshuar për vepër penale, lëndim i rëndë trupor i shkaktuar ndaj Hristijan Pendikov, sekretar i klubit bullgar “Car Boris i Tretë”.

Ndaj të dyshuarit është lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore nga Prokuroria Themelore Publike e Ohrit.

“Më 19 janar, në një bar kafe në Ohër, i dyshuari i është afruar një tavoline ku ishte ulur një person, e ka goditur në kokë, i është drejtuar me fjalët “nuk të vjen turp të regjistrohesh bullgar” dhe është larguar. Disa orë më vonë, kur viktima ka dalë nga bar-kafeja dhe ka qenë duke ecur drejt veturës së tij, i dyshuari së bashku me dy persona të tjerë të panjohur e kanë kapur dhe e kanë sulmuar duke e goditur në kokë dhe në trup dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda në rrezik për jetën”, kumtoi Prokuroria Publike.

MARKETING