Prokuroria kërkon ndërrimin e masës së arrestit shtëpiak për dy të dyshuarit nga ISHT pas zjarrit në Koçan

Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore në Koçan për zëvendësimin e masës së paraparë të arrestit shtëpiak me masë të sigurisë për dy të dyshuarit në cilësinë e ish-drejtorëve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, për zjarrin e shkaktuar në diskotekën e Koçanit.
Zëvendësimi i masave është kërkuar në bazë të vlerësimit të bazave ligjore për sigurinë dhe fazës së verifikimit në lidhje me këtë institucion.
Gjithashtu, për herë të parë që nga ngjarja, është kërkuar masa paraprake edhe për një person tjetër nga grupi i parë i të dyshuarve, i cili deri më tani ka qenë në trajtim mjekësor.
Bëhet fjalë për një person nga diskoteka dhe masat janë propozuar në përputhje me gjendjen aktuale shëndetësore dhe nevojën për trajtim të mëtejshëm.