Prokuroria ka kryer ekspertizë në aksidentin në Çair ku humbi jetën një 16-vjeçar, shpejtësia ka qenë mbi normën e lejuar

Prokuroria ka kryer ekspertizë në aksidentin në Çair ku humbi jetën një 16-vjeçar, shpejtësia ka qenë mbi normën e lejuar

Prokuror publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes së aksidentit në Çair, ku si pasojë e një aksidentin ka humbur jetën 16 vjeçari me motoçikletë.
Siç kumtuan nga Prokuroria Publike, sipas informatave fillestare pas ekspertizës, 16-vjeçari ka drejtuar motoçikletën pa patentë shoferi dhe përkrenare mbrojtëse, si dhe me shpejtësi më të madhe seç është e lejuar.
“Në lokacion kritik nuk ka arritur të evitojë një trotinet elektrik të cilin në rrugë e ka drejtuar një 14-vjeçar. Në aksident, shoferi i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore prej të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa minorenti i cili e ka drejtuar trotinetin është lënduar dhe është mbajtur në spital për mjekim”, kumtoi Prokuroria.
Me qëllim të konfirmimit të arsyeve për aksidentin, prokurori publik ka dhënë disa urdhra dhe drejtime.
“Po sigurohen dhe po kontrollohen xhirime nga videombikëqyrja në lokacionin konkret. Është dhënë urdhër për autopsi të trupit të së ndjerit, ndërsa edhe tek minorenti i cili ka drejtuar trotinetin do të realizohen analiza për prezencë eventuale të alkoolit ose substancave tjera të palejueshme”, thuhet në Kumtesën e Prokurorisë Themelore Publike.

MARKETING