Prokuroria jep detaje nga vrasja e 14-vjeçares në Shkup

Prokuroria jep detaje nga vrasja e 14-vjeçares në Shkup

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë për rrëmbimin dhe vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit. Në akuzë përfshihen katër persona, në mesin e të cilëve edhe babi i Vanjës, Aleksadar Gjorçevski. Gjitashtu Prokuroria ka dhënë detaje se si ka ndodhur vrasja e Vanjës dhe Zhezhovskit. Sipas prokurorisë, të dyshuarit në cilësin e bashkryerësve të veprës penale kishin planifikuar rrëmbimin e fëmijës 14 vjeçare, Vanjës për të detyruar  një anëtarë të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërbilm. Me ç‘rast të akuzuarit e kanë detyruar Pançe Zhezhovskin t’ua japë  veturën e tij, për ta kidnapuar Vanjën, dhe më pas në mënyrë të dhunshme e kanë privuar nga jeta 74 vjeçarin.

Prokuroria Themelore Publike

“Më 22.11.2023, të akuzuarit sëbashku e kanë rrëmbyer të dëmtuarin Pançe Zhezhovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup. Të akuzuarit kanë shkuar deri në shtëpine të dëmtuarit e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë lidhur, më pas e kanë futur në bagazh dhe janë drejtuar në vendin e quajtur “Rudnik” në afërsi të Velesit, ku në mënyrë mizore, e kanë privuar nga jeta me armë zjarri-armë e kalibirti 9mm” 

MARKETING