Prokurori Kocevski konfirmon se Bekteshi është marrë në pyetje

Prokurori Kocevski konfirmon se Bekteshi është marrë në pyetje

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sonte po merret në pyetje në stacionin policor -Karposh. Kryeprokurori, Ljupço Kocevski konfirmoi se ish-ministri i Ekonomisë është duke u hetuar në lidhje me dhënien e licencës për funksionimin e diskotekës në Koçan si kabare.
Kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për media zbuloi se licenca e funksionimit të diskotekës është falsifikuar dhe lëshuar më 13 mars 2024, me vlefshmëri prej një viti dhe mban nënshkrimin e sekretares së atëhershme shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiq-Durovic. Ministër në atë kohë ishte Kreshnik Bekteshi, kuadër i BDI-së. Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për ndalimin e Bekteshit.

MARKETING