Prokurori Kocevski: Janë arrestuar ata që duhet, askush nuk mund të ik!

Prokurori Kocevski: Janë arrestuar ata që duhet, askush nuk mund të ik!

Prokurori Publik Lupco Kocevski ka deklaruar se janë duke u marrë në pyetje personat e arrestuar në lidhidhje me koncertin e grupit DNK në diskotekën “Puls” në Koçani, në të cilin mbrëmë rreth orës 3 kanë humbur jetën 51 persona të moshës nga 14-25, ndërsa 152 janë lënduar, prej tyre 18 janë në gjendje kritike.
Personat që kanë humbur jetë janë nga Shkupi, Shtipi, Koçani dhe Probishtipi.
Në lidhje me pyetjet e shumta të gazetarëve – sa njerëz kanë qenë të pranishëm në koncertin e mbrëmshëm të grupit DNK dhe sa ishte kapaciteti i objektit ku u mbajt ai, nëse kishte aparate kundër zjarrit dhe numër të mjaftueshëm daljesh për evakuim në rast emergjence, si dhe kush e kishte dhënë lejen për punë të kësaj diskoteke të improvizuar – Kocevski paralajmëroi se do të ketë informacione paraprake pas përfundimit të inspektimit.
Inspektimin në vendin e tragjedisë po e kryejnë tre prokurorë, ndërsa dy të tjerë po punojnë me personat e ndaluar. Kocevski tha se ata po lëshojnë urdhra për mbledhjen e provave dhe për shumë veprime të tjera procedurale.

MARKETING