Prokurori: Babai i Vanjës ka treguar kur dhe në sa ora del nga shtëpia!

Prokurori: Babai i Vanjës ka treguar kur dhe në sa ora del nga shtëpia!

Ministri Oliver Spasovski gjatë konferencës për media, tha se kundër babait të Vanjës ka patur disa procedura për shkelje të ligjit. Një ka qenë në rajonin e Prilepit.

Prokurori Gavrill Bubevski tha se në lidhje me përfshirjen e prindërit, dy nga të dyshuarit që janë në paraburgim, kanë thënë se informacionet në lidhje me atë se kur do të del dhe si do të del Vanja, i kanë marrë nga dorasi, por që ai këto informacione i ka siguruar nga babai i Vanjës.

“Ata që janë të arrestuar dhe ai që po gjurmohet janë si grup dhe tani po i konfirmojmë lidhjet e tyre dhe mund t’i quajmë grup i organizuar. Babai nuk mund ta akuzojmë as që është pjesë e grupit e cila më pas e ka kryer veprën penale më të rëndë ngase nuk kemi të dhëna për këtë. Kemi të dhëna të cilat na tregojnë se babai ka patur komunikim të caktuar me personin, tani këto janë dyshime”, tha prokurori Bubevski, raporton SHENJA.

MARKETING