Prof. Dr. Sylejman Baki u takua me shefin e diplomacisë turke, Hakan Fidan

Prof. Dr. Sylejman Baki u takua me shefin e diplomacisë turke, Hakan Fidan

Dje në kuadër të samitit Procesi i Bashkëpunimit në Europën Juglindore PBEJ-së (SEECP), ku nga 13 përfaqësues të shteteve nga kjo organizatë, në emër të presidentit Erdogan, në këtë samit mori pjesë shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan. Pas takimeve të tij dypalëshe me shumë përfaqësues diplomatik, në kuadër të vizitës së tij një-ditore në vend, u realizua edhe një vizitë miqësore.

Nismëtari i Lëvizjes së Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Prof. Dr. Sylejman Baki, mbrëmë u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Në këtë takim miqësor, u bisedua për zhvillimet e fundit në vend dhe proceset politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.

Ndryshe, Prof. Dr. Sylejman Baki, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka qenë bartës liste në njësinë zgjedhore 3 nga Fronti Europian.

MARKETING