Prodhimi industrial shënon rritje për 3.8%

Prodhimi industrial shënon rritje për 3.8%

Prodhimi industrial në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, është rritur për 3,8 për qind, ndërsa në periudhën janar – korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka shënuar rënie për 3,9 për qind, njofton Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH).

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe guroreve në korrik 2024, krahasuar me korrikun 2023, shënoi rritje prej 14,9 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese shënoi rritje prej 3,8 për qind dhe në atë të furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar një rënie prej 1.1 për qind.

Rritja në sektorin e industrisë përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i ushqimit, Prodhimi i pijeve, Prodhimi i produkteve të duhanit, Prodhimi i tekstilit, Prodhimi i letrës dhe produkteve të letrës, Prodhimi i shtypjes dhe mediave të regjistruara, Prodhimi i kimikateve dhe produkte kimike, Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike, Prodhimi i produkteve të gomës dhe produkteve nga masat plastike, Prodhimi i pajisjeve elektrike, Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove dhe Prodhimi i mobiljeve.

MARKETING