Privohet nga liria një shofer 19-vjeçar për shkak të një aksidenti në komunikacion në rrugën Tetovë – Gostivar në të cilin humbi jetën një grua

Privohet nga liria një shofer 19-vjeçar për shkak të një aksidenti në komunikacion në rrugën Tetovë – Gostivar në të cilin humbi jetën një grua

Policia e arrestoi 19-vjeçarin A.A. për shkak të një aksidenti në komunikacion në autostradën Tetovë – Gostivar në të cilin dje pasdite humbi jetën një grua 81-vjeçare nga Ohri.

Në orën 15:50 dje në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë – Gostivar ka ndodhur një aksident në komunikacion ndërmjet një veture “Pezho” me targa të Ohrit, e drejtuar nga G.B. (47) nga Ohri dhe një veture “Mercedes” me targa nga Republika e Sllovenisë, i drejtuar nga A.A. (19) nga fshati Gradec. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë D.M. (81) nga Ohri, bashkudhëtare në veturën “Pezho”, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës mjekësore urgjente Gostivar.

Lëndime të rënda trupore kanë marrë V.V. (47) dhe S.V. (69) nga Ohri, bashkudhëtarë në veturën “Pezho”, të cilët me veturë të Ndihmës mjekësore urgjente janë dërguar në Qendrën Urgjente Gostivar për ofrimin e ndihmës mjekësore.

Është kryer mbikëqyrje nga DPB Gostivar dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit shoferi A.A. është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.

MARKETING