Pritet vendim se cilat lloje të perimeve dhe frutave do të jenë me çmime të ngrira

Pritet vendim se cilat lloje të perimeve dhe frutave do të jenë me çmime të ngrira

Cilat lloje të perimeve dhe frutave do të jenë me çmime të ngrira, Qeveria duhet të kumtojë këto ditë. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kjo me siguri do të dihet deri nesër, ndërsa analizat janë në rrjedhë. Ministria e EKonomisë ia ka parashtruar parametrat hyrëse për frutat dhe perimet ministrisë së Ekonomisë, ndërsa do të merren parasysh edhe të dhënat nga Drejtoria e doganave.

“Do t’i kemi të gjitha të dhënat dhe të premten apo të dielën do ta informojmë opinionin se cilave fruta dhe perime do t’u ngrihen çmimet”, theksoi Bekteshi të mërkurën, më 29 mars.

Prej sot duhet të fillojë zbatimi i vendimit qeveritar për ngrirje të çmimeve të disa prodhimeve higjienike të cilat njëherit edhe lirohen për 13 për qind. Paraprakisht, me vendim të Qeverisë, u ngrinë edhe çmimet e brimërave dhe prodhimeve të qumështit të cilat u ulën për 15, përkatësisht 10 për qind, si dhe çmimet e vezëve dhe orizit të cilat mbetën në nivel prej datës 15 mars, përderisa çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë prej 450 gramëve është ngrirë në 33 denarë.

Sipas ministrit Bekteshi, ngrirja e çmimeve është masë e cila jep rezultat dhe është e mundur të prolongohet tek disa prodhime të caktuara edhe pas afatit të caktuar të fundit, nëse vlerësohet se ka nevojë për atë. Gjithashtu, paralajmëroi se nuk janë përjashtuar dhe intervenime të tjera të këtilla. Ministri është decid se nuk do të vijë deri tek shtrenjtimi i përnjëhershëm i prodhimeve kur do të ndalojnë së vlejturi vendimet qeveritare për ngrirje të çmimeve.

 

MARKETING