Presidentja Osmani uron presidentin Erdogan për Ditën e Republikës së Turqisë

Presidentja Osmani uron presidentin Erdogan për Ditën e Republikës së Turqisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për Ditën e Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu.

Presidentja Osmani nëpërmjet rrjetit social amerikan X, në 102-vjetorin e Republikës së Turqisë, tha se Turqia mbetet mik i ngushtë dhe aleat i popullit të Kosovës.

“Turqia mbetet një mik i ngushtë dhe aleat i popullit të Kosovës. Ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe bashkëpunimin e palëkundur, dhe mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona dypalëshe”, shkroi Osmani.

Festa kombëtare, Dita e Republikës së Turqisë shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës Turke në vitin 1923.

MARKETING