Presidenti sirian niset për në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti sirian niset për në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

MARKETING

Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, është nisur për një vizitë historike në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të këtij viti, pjesëmarrja e parë e tillë nga një udhëheqës sirian që nga viti 1967, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Gjatë seancës, Sharaa pritet të marrë pjesë në takime të shumta dhe të zhvillojë diskutime me krerët e shteteve dhe delegacionet.

Vizita e tij vjen derisa Damasku kërkon heqjen e përhershme të sanksioneve të SHBA-së që mbeten në fuqi pavarësisht masave të fundit lehtësuese.

Pjesa më e madhe e sanksioneve rrjedhin nga një ligj i SHBA-së i vitit 2019, i cili sanksionoi ish-regjimin e Assadit për krime lufte gjatë luftës civile.

‎‏Që nga rrëzimi i Assadit në fund të vitit 2024, administrata e re e Sirisë ka ndjekur reforma politike dhe ekonomike, duke promovuar kohezionin social dhe duke punuar për të zgjeruar bashkëpunimin me partnerët rajonal dhe ndërkombëtar.

Bashar al-Assad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi dhjetorin e kaluar, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963. Një administratë e re kalimtare e udhëhequr nga Sharaa u formua në janar.

MARKETING