Presidenti i Leverkusenit: Nuk heqim dorë nga Granit Xhaka

Presidenti i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, ka bërë të qartë se Granit Xhaka nuk do të largohet gjatë verës, pavarësisht interesimit të Galatasarayt.
Mesfushori i njohur është nga pikat kyçe te Bayer Leverkusen, që sezonin e shkuar e mbylli me dy trofetë vendor.
“Ne jemi shumë të lumtur me të. Ne nuk planifikojmë të heqim dorë nga ai”, ka thënë Carro për “Blick”.
32-vjeçari po ashtu arriti në finalen e Ligës së Evropës, ndërsa këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 30 ndeshje në Bundesligë.
Bayer Leverkuseni momentalisht lufton me Bayern Munchenin për titullin, megjithëse me gjasa të ulëta.
Lajmet kanë qenë të shumta rreth transferimit të Xhakës te Galatasaray, por duket se Bayern Leverkusen nuk do të lëshojë pe lehtë, për largimin e tij.