Presidencialet në SHBA/ Zyrtarizohet kandidatura e guvernatorit të Floridës Ron DeSantis, do të garojë përballë Biden dhe Trump

Presidencialet në SHBA/ Zyrtarizohet kandidatura e guvernatorit të Floridës Ron DeSantis, do të garojë përballë Biden dhe Trump

Zyrtarizohet kandidatura e guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2024.
44-vjeçari është rivali kryesor i ish-presidentit Donald Trump në radhët e Partisë Republikane.

Ai pritet që të bëjë publik programin e tij për Shtëpinë e Bardhë gjatë një eventi me Elon Musk, shefin e platformës Twitter dhe SpaceX. Nuk është e qartë nëse Musk po shpreh mbështetje për fushatën e guvernatorit të Floridës, duke e organizuar prezantimin në platformën e tij.

Kandidatura e guvernatorit pritet të jetë më e forta përballë ish-presidentit Donald Trump në radhët e republikanëve, i cili gjithashtu kërkon të marrë mandatin e partisë për të synuar sërish Shtëpinë e Bardhë.

MARKETING