Polonia planifikon të forcojë marinën e saj me nëndetëse

Polonia planifikon të forcojë marinën e saj me nëndetëse

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, deklaroi se kanë hedhur hapa në mënyrë intensive për të forcuar ushtrinë dhe se në këtë kuadër brenda vitit do të fillojë programin e saj për të blerë nëndetëse, transmeton Anadolu.

Blaszczak mori pjesë në “Defence24”, konferencën e industrisë së mbrojtjes e cila mbahet në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë dhe shpjegoi se vendi i tij krahas tankeve Abrams dhe K2 është forcuar edhe me dronë të tillë si Bayraktar.

“Një marinë e pajisur plotësisht nuk duhet të përfshijë vetëm anijet mbi ujë, por në të njëjtën kohë edhe anije që mund të punojnë nën ujë fshehurazi”, tha ministri Blaszczak.

Pasi bëri të ditur se këtë vit do të fillojnë programin e emërtuar “Orka”, Blaszczak po ashtu deklaroi se “Në periudhat në vijim të këtij viti, do të ndërmarrim hapa për blerjen e nëndetëseve. Programi Orka, synon të rinovojë flotën e nëndetëseve të Marinës së Polonisë e cila aktualisht ka vetëm një anije të mbetur nga periudha sovjetike e cila ka aftësi të kufizuara luftarake”.

Blaszczak shtoi se Polonia në kuadrin e programit do të blejë 2 nëndetëse që kanë kapacitet për mbajtjen e raketës lundruese dhe se në këtë aspekt janë kryer bisedime me 3 prodhues.

MARKETING