Policia po e heton vdekjen e futbollistit që luajti në Botëror
Policia ka thënë të hënën se po e heton vdekjen e futbollistit të Afrikës së Jugut, Jayden Adams, që luajti në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë.
25-vjeçari vdiq dy javë pasi e ndihmoi Afrikën e Jugut të kualifikohet në fazën nokaut të Botërorit për herë të parë.
Autoritetet nuk kanë zbuluar arsyet e vdekjes.
“Policia në Cape Town ka nisur një hetim pas zbulimit të trupit të një mashkulli 25-vjeçar të shtunën”, tha policia në Afrikën e Jugut.
“Rrethanat që lidhen me këtë incident janë duke u hetuar”.
Familjarët kanë thënë se po presin autopsinë. Adams luajti në tri ndeshjet në grup të Afrikës së Jugut.

