Policia gjeti shoferin që goditi me motoçikletë një fëmijë në Butel të Shkupit dhe iku

Fëmija i cili u godit nga një motoçikletë, i cili në vend që ta ndihmonte të largohej, ai u largua nga vendi. Bëhet fjalë për një nxënës, i cili është konstatuar me lëndime fizike në spitalin “Shën Naumi Ohrit”. Shoferi është gjetur dhe do të ndihet penalisht.
“Pas ndërmarrjes së masave, nëpunësit policorë nga SPB Shkup e kanë gjetur shoferin Ç.T.(63) nga Shkupi dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penale në bazë të nenit 297 të KP për cenim të sigurisë në trafik, për vozitje të çmendur dhe për mos dhënie të ndihmës ndaj individit të lënduar në aksident trafiku, me procedurë të shpejtë”, thuhet në njoftim, transmeton SHENJA.