“Po punohet që nga janari të hiqet roamingu me BE-në”
Ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski gjatë emisionit Impakt ka folur rreth paralajmërimeve për heqjen e roamingut me vendet e BE-së. Ai tha se, pritjet e tija janë që nga janari i vitit të ardhshëm të hiqet roamingu me BE-në, por ajo do të varet edhe nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se, detyra e ministrisë është që të jenë të parët në rajon që, do të nënshkruajnë marrëveshje të tillë
“Pikërisht sot, pyetjet e parashtruar në momentin e duhur, Këshilli i Ministrave të Jashtëm dhe ambasadorëve të vendeve anëtare kishin vendim që të fillojnë negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor për shfuqizimin e roamingut, kjo do të thotë se kushtet e para, parakushtet e para që i kanë kërkuar nga ne janë përmbushur. Ne veçmë, gjatë përgatitjes së këtij vendimi, kemi nominuar njerëz që do të jenë pjesë e ekipeve negociuese, negociatat do të vazhdojnë për një kohë të caktuar dhe presim që gjatë vitit të na dorëzohet se çfarë lloj marrëveshje duhet të nënshkruajmë si shtet. Unë e kam përmendur, ajo do të jetë marrëveshje e ngjashme me marrëveshjen për stabilizim asociim, parakushtet ligjore janë përmbushur nga ana jonë dhe i janë dorëzuar Komisionit Evropian për mendim. Sapo të marrim mendim pozitiv, ata do të dorëzohen edhe në Kuvend dhe më pas jemi të gatshëm edhe ta nënshkruajmë marrëveshjen”, tha ai.

