Po përgatitet mbledhja konstituive e Kuvendit, kryetari pritet të jetë nga radhët e koalicionit VLEN

Po përgatitet mbledhja konstituive e Kuvendit, kryetari pritet të jetë nga radhët e koalicionit VLEN

Në Kuvend po bëhen përgatitjet e fundit para mbledhjes së nesërme konstituive të Kuvendit pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Kuvendi do të numërojë 120 deputetë, por në mbledhjen e nesërme do të marrin pjesë vetëm 118 deputetë, mandatet e të cilëve tashmë janë vërtetuar nga Komisioni shtetëror zgjedhor dhe u janë dhënë vërtetime.

Për dy mandate për të cilat u rivotua të mërkurën e kaluar ende rrjedhin procedurat ankimore.

Kryetar i Kuvendit pritet do të jetë Afrim Gashi nga koalicioni VLEN, siç konfirmuan pasdite nga grupet partiake të punës të cilat negociuan për qeverinë e re.

MARKETING