Po hetohen shkaqet pas lëndimit që një fëmijë mori nga rënia e një dege të pemës në Karposh

Po hetohen shkaqet pas lëndimit që një fëmijë mori nga rënia e një dege të pemës në Karposh

MARKETING

Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, kanë kontrolluar Komunën e Karposhit, ku një fëmijë 10-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda dje nga rënia e një dege peme mbi të, kumtoi sot në mëngjes Prokuroria Publike.

MARKETING

Sample Image

“Fëmija është shtruar në spital dhe është ende nën vëzhgim. Prokurori publik ka lëshuar urdhër që të sigurohet i gjithë dokumentacioni për përcaktimin e vjetërësisë dhe çdo kërkesë të mundshme për prerje dhe heqje të pemës. Po zhvillohen bisedaa me persona që mund të kenë njohuri për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale për ngjarjen”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë.

Fëmija ka pësuar lëndime pasi një degë peme ka rënë mbi të. Komuna ka kërkuar që rasti të hetohet dhe të përcaktohet përgjegjësia. 

MARKETING