Po, është e vërtetë! Liverpool shkatërron Man.Utd me rezultatin 7-0

Po, është e vërtetë! Liverpool shkatërron Man.Utd me rezultatin 7-0

Pas një forme të luhatshme të rezultateve, Liverpooli e ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë duke shënuar fitore të thellë në derbin anglez kundër Manchester United.
Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp triumfuan 7:0 kundër “Djajve të Kuq” në stadiumin Anfield, në takimin e vlefshëm për xhiron e 26-të në elitën e futbollit anglez, shkruan lajmi.net.

Rrjetat mbetën të paprekura deri në minutën e 43-të kur holandezi Gakpo kaloi vendasit në avantazh, gol me të cilin Liverpool shkoi në pushim me epërsi.

“Të Kuqtë” e nisën furishëm pjesën e dytë. Vetëm dy minuta pasi nisi fraksioni i dytë, Nunez shënoi golin e qetësisë për nikoqirët.
Tre minuta më vonë, Gakpo doli edhe një herë në skenë duke shënuar golin e tretë për Liverpoolin.

Goditjen e katërt ekipit mysafir ia dha ylli egjiptian, Mohamed Salah me një goditje të fuqishme nga afërsia, pas një kundërsulmi të shpejtë.

15 minuta para fundit të kohës së rregullt, Nunez dërgoi topin në rrjetë për herë të pestë për Liverpoolin.

Për golin e gjashtë u përkujdes Salah në minutën së 83-të.

Epilogun final të ballafaqimit e vulosi Firmino me golin e shtatë në minutën e 88-të.

Liverpooli me këtë fitore ngritet në vendin e pestë me 42 pikë. Manchester United mbetet i treti me 49 pikë të grumbulluara.

MARKETING