Plumbi “qorr” e godet në kokë brenda dhomës së gjumit, i merr jetën tragjikisht 24-vjeçares

Plumbi “qorr” e godet në kokë brenda dhomës së gjumit, i merr jetën tragjikisht 24-vjeçares

Një 24-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht në Marsejë të Francës pasi një plumb “qorr”, i drejtuar për në një pikë të shpërndarjes së drogës e goditi në kokë brenda në banesën e saj. Sipas hetuesve, plumbi depërtoi panelin e dritares në dhomën e gjumit të vajzës.

“Ajo u shtrua në spital me një plagë të rëndë në kokë dhe në rrezik për jetën. Ajo vdiq në orët e para të së martës,” tha prokurori i Marsejës, Dominique Laurens.

Të shtënat ndodhën në një zonë pranë një farmacie, e njohur për policinë si pikë e shitjes së drogës, shtoi prokurori në një deklaratë. Marseja është tronditur nga përshkallëzimi i dhunës mes bandave të drogës, duke lënë të paktën 40 të vdekur këtë vit. /a2news/

MARKETING