Plagoset edhe një polic i Policisë së Kosovës, gjendja e tij është stabile

Plagoset edhe një polic i Policisë së Kosovës, gjendja e tij është stabile

Shkëmbimi i zjarrit në mes të Policisë dhe grupit të armatosur deri në “fyt” mëngjesin e sotëm në veri të vendit, dyshohet se ka rezultuar edhe me të vrarë nga ana e sulmuesve. Kështu kanë bërë me dije sinjalizues të Sinjalit nga veriu dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga organet e sigurisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dyshohet se një zyrtar i Policisë është plagosur derisa gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Ndërkohë, më parë Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë.

Sot Sinjali raportoi po ashtu se brenda në manastirin në Banjskë janë disa persona të maskuar e të armatosur, anëtarë të grupit kriminal që po kryen sulme ndaj Policisë, që sipas Kurti janë gjithsej 30.
Gjithçka dyshohet se nisi në orën 2:45 të mëngjesit, në Mitrovicë të veriut njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e policëve të qëlluar me armë zjarri.

MARKETING