Petliçkovski: Nuk është regjistruar asnjë rast me “Kraken”, por ka gjasa që të ketë të infektuar

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, tha se në vendin tonë ende nuk është regjistruar zyrtarisht nënvarianti i Covid “Kraken”, por ka shumë gjasa që të ketë të infektuar.

“Raund i ri i sekuencës së disa dhjetëra mostrave është duke u zhvilluar. Ne presim që nesër të kemi rezultate nga këto analiza. Nuk përjashtohet që varianti Kraken të shfaqet në disa prej mostrave. Është mirë që të gjitha të dhënat që kemi deri më tani tregojnë se është sërish një variant që shkakton simptoma të lehta dhe nuk presim që përhapja e tij të rëndojë në mënyrë drastike sistemin shëndetësor”, tha Petliçkovski.

MARKETING