Pësoi aksident të rëndë me makinë, sulmuesi i West Ham i nënshtrohet operacionit në gjymtyrë
Futbollisti i West Ham, Michail Antonio i është nënshtruar një operacioni të gjymtyrëve pas aksidentit të tmerrshëm me makinë e tij Ferrari, ditën e djeshme.
Klubi “The Hammers” përmes rrjeteve sociale ka treguar se gjendja e lojtarit është e mirë, por që i është nënshtruar operacionit dhe do të qëndroj në spital.
34-vjeçari gjatë këtij sezoni në Premier League zhvilloi 14 ndeshje, shënoi një gol dhe bëri një asist.
Kjo ishte hera e dytë që Michail Antonio përfshihet në aksidente të rënda automobilistike, pasi i kishte ndodhur një gjë e ngjashme në ditën e Krishtlindjeve në vitin 2019 kur kishte përplasur makinën e tij Lamborghini në murin e një banese.