Përpos partive në pushtet, “Safe City” mori mbështetjen e deputetëve të Levicës, Ilir Demirit dhe Bejxhan Iljazit
Me 81 vota në Kuvendin e Maqedonisë u miratuan ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje. Me këto ndryshime i hapet rruga fillimit të sistemit “Safe City”. Përpos partive në pushtet, VMRO, ZNAM dhe VLEN, ky ligj mori mbështetjen e deputetëve të Levicës si dhe dy deputetëve tjerë Bejxhan Iljas dhe Ilir Demiri.
Kundër ligjit u shprehën deputetët e Frontit Evropian dhe ato të LSDM-së.

