Përplasje trenash në Greqi, 32 persona humbin jetën

Përplasje trenash në Greqi, 32 persona humbin jetën

Në aksidentin hekurudhor që ndodhi mbrëmë në Greqi, kanë humbur jetën 32 persona ndërsa 85 tjerë janë lënduar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror grek ERT, një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash janë përplasur në rajonin Tempi, në veri të qytetit Larissa.

Në aksidentin ku disa nga vagonët e trenit të pasagjerëve dolën nga shinat dhe vagonët e përparmë u dogjën, 32 persona humbën jetën dhe 85 të tjerë u lënduan, ku 25 prej tyre në gjendje të rëndë.

Pas aksidentit, pasagjerët e trenit janë dërguar me autobusë drejt Selanikut, Larissës dhe Katerinit. Në lidhje me aksidentin shefi i stacionit në detyrë u arrestua ndërsa deklarata dhanë edhe përfaqësues të operatorit hekurudhor “Hellenic Train”.

Guvernatori i rajonit administrativ të Thesalisë, Kostas Agorastos për ERT tha se vagonët me numër 1 dhe 2 u shkatërruan tërësisht nga përplasja.

Kryebashkiaku i Tembi-t, Yorgos Manolis tha se temperatura në tre vagonët e parë në trenin e pasagjerëve u rrit deri në 1.500 gradë Celsius.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris ka shkuar në vendngjarje. Në trenin e pasagjerëve që shkonte nga Athina për në Selanik kishte 346 pasagjerë.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në vendin e aksidentit.

MARKETING