Përmbysje e çmendur e City-t, Tottenhami pëson katër gola në pjesën e dytë
Premier League dhuroi një shfaqje spektakolare të futbollit në duelin mes Manchester City dhe Tottenham. Sfida e prapambetur e javës së shtatë prodhoi shumë emocione dhe Citizens u rikthyen tek fitorja pas dy rezultateve negative teksa mposhtën me përmbysje 4-2 Tottenham Hotspurs.
Tottenhami, në fakt, e shtangu Manchester City-n në fundin e pjesës së parë. Pasi u rezistoi sulmeve të vazhdueshme të Cityzens, skuadra e Contes goditi atëherë kur askush nuk e priste.
Në minutën e 44-t, një gabim i portierit Ederson i dha mundësi Kulusevskit të zhbllokonte takimin, me Guardiolën që e kishte të vështirë t’u besonte syve.
Pak u mbyllur ende fraksioni hapës, teksa po luheshin minutat shtesë, Harry Kane bën më të mirë duke i rrëmbyer një top kundërshtarit dhe në zhvillim të aksionit përfiton Emerson Royal, që me kokë thellon epërsinë në 0-2.
Rihapet ndeshja në ‘Etihad”. Cityzens arrijnë të shkurtojnë diferencën në 2-1 falë golit të Alvares.
Goli i Alvarez i dha zemër skuadrës së Guardiolës, që vetëm pak çaste më vonë barazoi me “bishën” Haaland, 2-2.
Nuk përmbahen Cityzens, shënojnë edhe golin e tretë me Mahrez, duke kompletuar përmbysjen, 3-2.
Mbrëmje magjike për Mahrez, që përfiton nga gabimi i Lenglet duke shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për Manchester City-n, 4-0.