Përmbyset varka me emigrantë, 15 të vdekur e 195 të zhdukur

Përmbyset varka me emigrantë, 15 të vdekur e 195 të zhdukur

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe më shumë se 195 janë zhdukur pasi një varkë me emigrantë është përmbysur pranë kryeqytetit të Mauritanisë, Nouakchott, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Roja bregdetare mauritaniane ka shpëtuar 120 njerëz që kur u përmbys varka të hënën, duke përfshirë fëmijë të pashoqëruar.

Emigrantët hipën në varkë në Gambia shtatë ditë më parë. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin nuk specifikoi kombësitë e të vdekurve apo se si u përmbys anija.

Ndryshe, që nga qershori 2024, më shumë se 76 varka me rreth 6 mijë e 130 migrantë të mbijetuar janë zbarkuar në Mauritania, me të paktën 190 të vdekur dhe emigrantë të zhdukur.

MARKETING