Përleshje fizike mes katër personave në Kërçovë

Përleshje fizike mes katër personave në Kërçovë

MPB ka bërë të ditur se në orët e para të ditës së sotme ka arrestuar dy persona nga Kërçova pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy persona tjerë, poashtu nga Kërçova. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj sulmuesve do të bëhet kallëzim përkatës.
“Me datë 05.02.2023 në ora 03.20, zyrtarë policorë nga DPB-Kërçovë kanë privuar nga liria F.I.(22) dhe A.B.(22), të dy nga Kërçova, pasi në një objekt hoteliere në rrugën “Marshal Tito” në Kërçovë kanë sulmuar fizikisht H.T.(29. ) dhe A.C.(30), të dy nga Kërçova”, thonë nga MPB.

MARKETING