Përfundoi votimi i diasporës: Erdoğan falënderoi votuesit

Përfundoi votimi i diasporës: Erdoğan falënderoi votuesit

“Do të doja të falënderoja secilin nga vëllezërit e mi që votuan, duke reflektuar vullnetin e tyre dhe që përfaqësojnë me krenari kombin tonë në gjithë botën, edhe pse janë larg atdheut të tyre”, tha Erdoğan.

Përfundoi votimi në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Türkiyes, ku qytetarët mund të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 28 maj.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ndau një njoftim për votuesit jashtë vendit që votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Procesi i votimit jashtë vendit që ka nisur më 20 maj ka përfunduar. Dëshiroj të falënderoj secilin nga vëllezërit e mi që votuan, duke reflektuar vullnetin e tyre dhe që përfaqësojnë me krenari kombin tonë në gjithë botën, edhe pse janë larg atdheut të tyre”, tha Erdoğan.

Qytetarët në pikat kufitare dhe aeroporte do të mund të votojnë deri në mbylljen e vendvotimeve të rregullta, të dielën, më 28 maj, deri në orën 17:00.

“U bëj thirrje qytetarëve tanë, të cilët nuk kanë mundur të votojnë, ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha presidenti turk.

Siç theksoi ai, pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte rekord, ashtu si edhe në zgjedhjet e 14 majit.

“Ju e keni kryer detyrën tuaj qytetare në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi Erdoğan.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale janë presidenti aktual turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili fitoi 49,5 për qind të votave në raundin e parë, si dhe lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, i cili fitoi 44,89 për qind të votave në raundin e parë.

Aleanca e Popullit e Erdoğanit e udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet fitoi shumicën në Parlament në raundin e parë.

MARKETING