Përfundoi rikonstruimi i KGJO-së në vlerë 110 milionë denarë, në Klinikë këtë vit janë lindur mbi 4.000 foshnja
Rikonstruimi i tre laboratorëve dhe pllajës para hyrjes, furnizimi i pajisjes bashkëkohore, edukimi i mjekëve dhe mamive janë vetëm një pjesë e projekteve të realizuara në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në kuadër të procesit të rikonstruimit dhe furnizimit të pajisjes së re.
Në promovimin morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe drejtoresha e Klinikës, Irena Aleksioska Papestiev. Kryeministri Mickoski deklaroi se për rinovimin e Klinikës, ishin investuar 34-35 milionë denarë, ndërsa për pajisje 75 milionë denarë ose gjithsej 110 milionë denarë.
“Gjithsej rreth 110 milionë denarë janë investuar në këtë spital, në këtë objekt.
Dhe këtu nuk ndalemi si Qeveri vazhdojmë tutje. Qëllimi ynë është të forcojmë shëndetësinë publike, që qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor që meritojnë”, tha Mickoski.
Ai i porositi të rinjtë që të vendosin të realizohen si prindër, të lindin sa më shumë foshnja.
“Sot pamë një statistikë, për të cilën unë flas shpesh në opinion: nga viti 2016 deri në vitin 2024 kemi 6.000 foshnja më pak të lindura. Nëse një klasë ka 20 nxënës, kjo do të thotë se kemi 300 klasa të zbrazëta tani, dhe nëse një klasë është e gjatë 20 metra, kemi 6 kilometra klasa të zbrazëta. Përafërsisht kështu duket shuarja e një kombi. Nëse për dikë nuk është e qartë, unë do të dëshiroja ta them përmes shifrave, pavarësisht sa do të kritikohem, unë do të vazhdoj me këtë që po them sepse mendoj se kot ndërtojmë shkolla, kopshte, kënde lojërash, rrugë, bulevarde dhe autostrada nëse nuk ka kush t’i përdorë ato”, nënvizoi kryeministri.

Për Ministrin e Shëndetësisë Aliu, çdo hap në jetë është i rëndësishëm, por më i rëndësishmi është hapi i parë, pra institucioni ku lindin jetët. Ai shprehu kënaqësinë që institucioni ku lind jetë e re tashmë ka dhe po zbaton infrastrukturën e duhur.
Ai paralajmëroi se në vitin 2026 do të vendoset sistem i digjitalizuar i cili do t’i analizojë të gjitha proceset e drejtorëve në klinikat universitare duke theksuar se menaxhmenti i KGJO-së shkëlqyeshëm ka menaxhuar me institucionin.
Drejtoresha e KGJO-së, Aleksioska Papestiev theksoi se ngjarja e sotme është konfirmim për drejtimin drejt të cilit lëvizë Klinika në përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve për trajtim më cilësor, diagnostikë dhe kujdes të shëndetit të grave.

“Hapja e reparteve të rinovuara dhe rindërtimi nuk është vetëm një pjesë e përfunduar e procesit të ndërtimit, por është rezultat i punës sistematike, planifikimit të përgjegjshëm dhe përkushtimit të përbashkët të të gjithë ekipit mjekësor dhe administrativ të kësaj Klinike, që synon të krijojë kushte për kujdes më të mirë shëndetësor për qytetarët e vendit tonë”, tha Aleksioska Papestiev.
Me përfundimin e projektit, sipas saj, ishin realizuar shumë sfida vjetore infrastrukturore dhe është krijuar pjesë e cila do të mundësojë punë më efikase, pacientët të jenë më të kënaqur në këtë klinikë.

“Vitin e kaluar, investimi në Klinikën tonë jo vetëm që ndryshoi pamjen e saj, por besoj se ndryshoi edhe thelbin e saj. Përveç rinovimit të pllajës, sallës kryesore, të gjithë repartit specialist-konsultativ, ku kryhen rreth 73.000 ekzaminime çdo vit, u rindërtuan tre laboratorët, përkatësisht laboratori për biokimike dhe imunodiagnostikë, për diagnostikim molekular dhe tipizim të HPV-së, si dhe laboratori i citogjenetikës”, shpjegoi drejtoresha.
Përveç ndryshimeve infrastrukturore, shtoi, se ishte furnizuar pajisje serioze bashkëkohore dhe është investuar në edukimin e 21 mjekëve dhe 15 mamive, të cilët njohurinë e tyre e kanë transmetuar te kolegët e tyre dhe e kanë zbatuar me vendosje të katër metodave të reja diagnostike.

Për vitin e ardhshëm paralajmëroi ndërtim të sallës operacionale dhe ashensorë, të cilët pritet të jenë gati në shkurt, si dhe rinovim të repartit invintro i cili pritet të jetë gati deri në prill të vitit të ardhshëm.

