Përfaqësuesit e OKH “Merhamet” realizuan takim me zëvendëskryetarin e AK Partisë, Numan Kurtulmush
Kryetari i bordit të OKH “Merhamet” profesor Adnan Ismaili, i shoqëruar nga kryetari i shoqatës Ridvan Xhaferi dhe anëtarët e bordit drejtues: Taxhudin Shabani, Bekim Sulejmani dhe Xhihad Husejini, vizituan në Stamboll zëvendëskryetarin e AK Partisë, Numan Kurtulmush.
Gjatë kësaj vizite u zhvillua bisedë lidhur me zhvillimet e fundit në Turqi, e në veçanti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit.
Me këtë rast, përfaqësuesit e OKH Merhamet i shprehën mirënjohje të thellë për rolin konstruktiv të qeverisë turke për popullin e Ballkanit, si dhe i dëshiruan suksese drejt fitores në këto zgjedhje.