Perëndimi furnizon me armë Ukrainën/ Medvedev: Rusia duhet të rrisë prodhimin e tankeve

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, tha gjatë një vizite që pati në një fabrikë tankesh se Moska do të rrisë prodhimin e tankeve, si përgjigje ndaj furnizimit të Ukrainës me armë nga shtetet perëndimore.
MARKETING
Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere.
Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë.
Tanku Leopard 2 konsiderohet si një nga më të mirët në vendet perëndimore dhe rreth 20 vende aktualisht përdorin këtë tank.
Ukraina ka kërkuar 300 tanke të tilla dhe thotë se Perëndimi deri më tani ka premtuar se do t’ia dërgojë të paktën 120.