Për zgjedhjet në Maqedoni janë akredituar 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
Gjithsej 1999 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj u akredituan për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit. Vëzhguesit vendas janë më të akredituarit – 1078. Zgjedhjet do të monitorohen nga 770 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë punësuar 85 përkthyes. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, 66 gazetarë të huaj janë të akredituar për të raportuar për zgjedhjet.
Më së shumti vëzhgues vendorë janë akredituar nga Asociacioni për zhvillimin e inovacioneve sociale “VAKE UP” Shkup – 752, pastaj Fondacioni Rom për Demokraci – 151, Civil – 82, Qendra për Hulumtime të Sigurisë – 46, Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Strategjitë Ohër – 20, Qendra Kombëtare Rome Kumanovë – 14, Shoqata për Promovim dhe Zhvillim Gjithëpërfshirës Kumanovë – 12 dhe Qendra Maqedonase për Zhvillim Kulturor – një vëzhgues.
Misioni i posaçëm i vlerësimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues, 14 ekspertë dhe 31 përkthyes, shumica e vëzhguesve janë huaj. Asambleja Parlamentare e OSBE-së (AP) ka akredituar 138 vëzhgues, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup – 68 vëzhgues dhe 33 përkthyes, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës – komisioni ad hoc për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Republika e Maqedonisë së Veriut – 33 vëzhgues dhe 20 përkthyes, Iniciativa Silba për Dialog dhe Demokraci 30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – Republika e Kosovës – 13, Parlamenti Evropian – 12 e të tjerë.