Për gjashtë muaj, nga sistemi “Safe City” janë evidentuar mbi 310.000 shkelje në komunikacion
Që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt”, janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje të rregullave të komunikacionit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas të dhënave të MPB-së, në periudhën nga 2 shkurti deri më 20 gusht 2026, pjesa dërrmuese e shkeljeve kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. Konkretisht, janë regjistruar 301.835 raste të drejtimit të automjeteve me shpejtësi mbi kufirin e përcaktuar.
Një numër i konsiderueshëm i shkeljeve janë kryer nga automjete me targa të huaja. Nga fillimi i funksionimit të sistemit, janë evidentuar 180.378 shkelje nga automjete me targa të huaja.
Vetëm gjatë periudhës 19–20 gusht 2026, sistemi “Qyteti i Sigurt” ka regjistruar 5.514 shkelje të kryera nga automjete me targa të huaja.
MPB u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në apelin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

